BB VIP nis me surpriza, ja kush zë vendin e Balina Bodinakut

BB VIP nis me surpriza, ja kush zë vendin e Balina Bodinakut

Big Brother Vip Albania ka nisur mbrëmjen e sotme edicionin e dytë në Top Channel. Spektakli më i famshëm në Shqipëri do të ketë dy opinionistë, njëjtë si sezonin e kaluar.


Arbana Osmani prezantoi fillimisht Arbër Hajdarin, i cili u shpreh i emocionuar që do jetë sërish në rolin e opinionistit.

“Është emocion për të marrë pjesë. Ky program na kishte munguar, është emision ku përjeton gjatë gjithë kohës histori”, tha ndër të tjera ai.
Pas Arbër Hajdarit u prezantua Zhaklin Lakatari, e cila zë vendin e Balina Bodinakut.