“Kryevepër”/ Banorët surprizohen nga ambientet e BB VIP 2
21:40 - 24.12.2022

Big Brother Vip Albania 2 ka ardhur me mjaft risi. Shtëpia më e famshme në Shqipëri ka pësuar transformim dhe është e bukur në çdo detaj.
Olta Gixhari dhe Krist Aliaj Dragot janë dy banorët e parë të kësaj shtëpie. Teksa i hodhën një sy të shpejtë ambienteve të shtëpisë, ata treguan përshtypjet e para.
“Kryevepër”, u shpreh Olta Gixhari. Kurse Kristi nuk e mohoi se ka emocione, teksa shijonte ambientet e brendshme të shtëpisë.