Kush është banori i katërt? Sfida e parë, a do ta  gjejnë VIP-at se kush do i bashkohet shtëpisë…

Kush është banori i katërt? Sfida e parë, a do ta  gjejnë VIP-at se kush do i bashkohet shtëpisë...

Tre banorët e shtëpisë së BB VIP 2 nuk kanë hyrë ende mirë në shtëpi, por vëllai i madh u ka dhënë sfidën e parë: Të gjejnë se kush do të jetë personazhi i katërt që do i bashkohet shtëpisë.

Ata patën 60 sekonda kohë në dispozicion për të gjetur disa ‘prova’ në shtëpi që lidhen me banorin e katërt. Por pavarësisht ndihmave dështuan ta gjenin në kohë personazhin. Kështu që tani si dënim VIP-at do të rrinë për 24 orë veshur me rrobat që kanë hyrë.