Një 32 vjeçar simpatik dhe i vështirë! Banori i dytë i BB VIP ‘përplaset” me Olta Gixharin për…

Një 32 vjeçar simpatik dhe i vështirë! Banori i dytë i BB VIP ‘përplaset'' me Olta Gixharin për…

Konkurrenti i dytë që  hyri sot në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pas aktores Olta Gixhari  është Krist Aliaj Dragot. 32 vjeçari simpatik dhe i lakmuar nga vajzat  e prezantoi veten si një njeri që kërkon gjithmonë të vërtetën dhe… urren të lajë enët. (E po ndoshta kjo do të jetë përplasja e parë me Oltën , përderisa edhe ajo kishte këtë ‘problem’).

Nëse do më duhej një titull dokumentari për jetën time tha ai, do të ishte ‘Ditari i një ujku të vetmuar’, ndërsa një nga arsyet përse po i bashkohet BB VIP është dëshira  për më shumë influencë.

“10 nga 10, do jetë perfekte kjo eksperiencë besoj. Do jetë ndryshim i madh për mua  për shkak të jetës që kam jashtë, por besoj se do ia dal”, tha Kristi sapo hyri në shtëpinë e Big Brother.