Amos flet për ankthin që ka përjetuar: Dridhesha kur dilja në rrugë
15:29 - 25.12.2022

Amos Zaharia ka rrëfyer problemet me ankthin në ditën e parë të qëndrimit në BBVIP 2. Teksa tregoi për vështirësitë që haste, aktori shtoi se një mënyrë për t’ja dalë është të përballesh me problemin dhe jo të shmangesh.
“Kam patur periudha pas adoleshencës, për të shkuar nga pika A në pikën B, vetëm për rrugën që duhet të bëja, dridhesha. Dhe për të bërë kontakt me sy, më kapte ankth i jashtëzakonshëm dhe nuk e kuptoja pse. Dhe me nënën time”, tregoi ndër të tjera Amosi.
Rrëfimit të tij iu bashkangjit dhe Ronaldo Sharka, i cili gjithashtu kishte vuajtur nga ankthi në një periudhë të jetës. Më parë dhe Efigjenia Dhedhes tregoi përjetimet e saj.