Ankesa për gjumin pas natës së parë, banorët “përplasen” mes tyre

Banorët kanë filluar të ankohen për njëri-tjetrin. Është Olta Gixhari që i shprehu pakënaqësitë Armaldo Kllogjerit dhe Gent Hazizit. Gjithçka lidhet me dhomën e gjumit, ku Olta kërkon qetësi në momentin që bie për të fjetur.
Olta: “Ju të dy duhet të ndaheni. Keni krevatet ngjitur, bëni zhurmë, qeshni, jeni dy më të dobëtit e klasës. E ke parasysh ato te banka e fundit që bëjnë vetëm zhurmë?!”
Genti: “Ti je më e mira e klasës, ulur te banka e parë?”
Olta: “Jo. Unë kur shkoj për të fjetur, shkoj për të fjetur”.
Genti: “Njeriu bën dhe muhabet”.
Olta: “Dje ishte dita e parë nuk ka problem, nëse vazhdojmë kështu çdo natë është problem”.
Olta duket e vendosur në kërkesën e saj për qetësi te dhoma e gjumit, ndërsa tashmë mbetet për t’u parë çfarë do ndodhë pas mbrëmjes së sotme.