“Asnjë devijim rrugës”! Çfarë ka zarfi për Ronaldon dhe Zhaklinën?
16:34 - 25.12.2022

Një zarf me një mesazh të rëndësishëm nga Vëllai i Madh ka ardhur sot për Zhaklinën dhe Ronaldon.
Të dy ata do të mësojnë më shumë pasi të shkojnë në dhomën e rrëfimit, por pa ndaluar asgjëkundi tjetër rrugës.
Ronaldo lexon zarfin : Zhaklina dhe Ronaldo në momentin që Vëllai i Madh do thërrasë një prej jush në dhomën e rrëfimit duhet të futeni brenda shtëpisë por e keni të ndaluar të devijoni rrugës dhe të shkoni në zona të tjerë të shtëpisë, përveçse në dhomën e rrëfimit. Kur të mbaroni do ktheni përsëri në rulotë.