BBVIP 2/ Banorët njihen me “Provën e Javës”

BBVIP 2/ Banorët njihen me Provën e Javës

Big Brother Albania VIP ka nisur edicionin e dytë me lojëra dhe surpriza të shumta. Në fund të episodit të parë, Arbana Osmani i ka prezantuar provën e javës banorëve, të cilët në bazë të saj fitojnë buxhetin për në vazhdim.


Banorët shkuan fillimisht te dhoma e dhuratave, ku u njohën me provën e javës. E gjitha bazohet te lodrat, që duhet t’i paketojnë të gjitha si dhurata.


Banorët u ndanë në dy grupe, teksa grupi fitues do të ketë një bonus. Nëse prova realizohet e gjitha do të gëzojnë buxhet të plotë, në të kundërt do e kenë minimal.