Dea ‘thyen’ zinxhirët , i bashkohet pjesës tjetër të banorëve
00:51 - 25.12.2022

Dea Mishel iu bashkua pjesës tjetër të banorëve pasi mundi të lirohet nga zinxhirët me të cilët ishte ‘lidhur’. Ajo u bë pjesë e shtëpisë duke qenë e izoluar në dhomën e grimit.
E gjitha kjo ishte një lojë nga produksioni, që i shpjegoi lojën asaj. Blogerja kërkoi një djalë të ri dhe shkathët për ta nxjerrë, teksa Amos Zaharia mori përsipër përgjegjësinë. Në rast se do dështonte për 60 sekonda, Dea Mishel duhet të qëndronte e mbyllur.
Amos Zaharia nuk arriti pasi mbeti një dryn pa u hapur, ndërsa Dea Mishel qëndroi e mbyllur aty për disa minuta.