“Hoqi lentet, u bë njeri tjetër”, Luizi komenton Tean, Mikela ndërhyn

Hoqi lentet, u bë njeri tjetër, Luizi komenton Tean, Mikela ndërhyn

Luiz Ejlli është një prej banorëve më interesantë në këtë fillim të Big Brother Albania VIP 2. Këngëtari 37-vjeçar po bëhet pjesë e diskutimeve që në fillim, ndërsa nuk ka mbetur pa komentuar dhe Tean, banore e shtëpisë më të famshme.

“Tea kur hoqi lentet u bë njeri tjetër”, tha Luizi. Kjo frazë nuk u prit mirë nga Mikela e cila tha se dhe ajo mban syze. Gjithçka u kalua me të qeshura nga Luizi, i cili në krah kishte dhe Herionin.

Mikela dhe Luizi po përplasen që në fillim për tema të ndryshme që hapin secili prej tyre.