“Jam single”, Ariana flet për jetën personale

Jam single, Ariana flet për jetën personale

Banorët e Big Brother Albania VIP 2 kanë filluar të njihen më shumë me njëri-tjetrin. Ndërkohë që po pushonin në një nga ambientet e jashtme të shtëpisë, Ronaldo Sharka mori iniciativën për të pyetur Ariana Plekicin për jetën personale.

Ronaldo: Je e dashuruar, s’je e dashuruar? Beqare?

Ariana: Single.

Ronaldo: Prej sa kohësh

Ariana: Ka shumë kohë.

Ronaldo: Mos të bezdisin pyetjet

Ariana: Jo. Ti?

Ronaldo: 24 vjeç, beqar prej shumë kohësh, nuk e mbaj mend se kur.

Ariana: Po më dukesh më i rritur.

Ronaldo: 24 jam. Bëj një emision timin. Kjo është jeta ime në vijë të përgjithshme jashtë.

“Vëllai i Madh” ka vendosur për Ronaldo Sharkën pas hyrjes, që të qëndrojë në kamper deri te një njoftim të dytë. Gazetari zgjodhi Zhaklina Gjollën për ta shoqëruar gjatë kohës së tij aty.