“Ka qenë vajza e një politikaneje”, Luizi tregon për ish të dashurën

Luizi, Zhaklina dhe Ronaldo po kalojnë disa kohë bashkë në ambientet e jashtme të shtëpisë së BBVIP Albania 2. Moderatorja e ka pyetur Luizin nëse është marrë me politikë, ndërsa Luizi i ka treguar për lidhjet e tij me politikën.
Zhaklina: U more disa kohë me politikë ti apo jo?
Luizi: Jo. Pse të dukem kështu si politikan?!
Çfarë kisha lidhje me politikën unë? Të dukem kështu si politikan?
Zhaklina: Mbaja mend sikur kishe lidhje me politkën. Mbaja mend, ndoshta e ngatërroj.
Luizi: Je diku, aty rrotull je.
Ronaldo: Ka qenë i lidhur me politikën.
Luizi: I lidhur me… politikën. Jo se kam qenë politikan.
Ronaldo: Me vajzën e një politikaneje.
Big Brother Albania VIP nisi mbrëmjen e djeshme edicionin e dytë. Spektakli më i ndjekur do të vijë çdo të martë dhe të shtunë drejtpërdrejt në Top Channel nga ora 21:00.