“Më shfrytëzoi për famë”, Mikela tregon për marrëdhënien me Erionin

Më shfrytëzoi për famë, Mikela tregon për marrëdhënien me Erionin

Mikela Pupa ka folur në Big Brother Albania VIP 2 për lidhjen e saj me Erion Kukajn, gjatë kohës që ishte pjesë e emisionit Për’Puthen. Çifti ishte ndër më të përfolurit, por Mikela u shpreh se ndjehet e përdorur dhe mes tyre nuk ka pasur ndjenja të vërteta.

“Ai më shfrytëzonte për famë, duke qenë që u bëra një personazh nuk kishte rëndesën që kisha unë”, tha ndër të tjera Mikela.

Armaldo Kllogjeri i tha Mikelës që kjo nënkupton se ka hyrë dhe vetë për famë dhe jo për dashuri. Në anën tjetër, Mikela i tha se ka hyrë për të dyja.