“Mora vendimin që duhet të trajtohem”, Efi tregon betejën me ankthin

Mora vendimin që duhet të trajtohem, Efi tregon betejën me ankthin

Efigjenia Dhedhes është hapur te banorët e tjerë në lidhje me betejën e saj me ankthin. Efi ka zbuluar që prej kohësh e vuan ankthin si problem, ndërsa vetëm së fundmi mori vendimin për t’u trajtuar. Ronaldo dhe Amosi gjithashtu kanë kaluar probleme me ankthin, ndërsa ia shprehin këtë gjë Efit.

Efi: “Mora vendimin që duhet të trajtohem”.

Amos: “Nuk e superove dot vetë?”

Efi: “Nuk superohet vetë, është gënjeshtër. Ajo akumulohet, e kam diskutuar dhe me ekspertë të asaj fushe”.

Ronaldo: “Nuk besoj që është gënjeshtër. Mos harro që ekspertët bëjnë dhe biznes. Mendoj se superohet. Kam vuajtur vetë nga ankthi, shumë nga ankthi”.

Amos: “Ankthi është thjesht një balancë kimikatesh në tru”.

Efi: “Reaksion kimik”.

Efi tregoi se kishte menduar më parë që e kishte kaluar, por më pas vetëm i ndodhte gjithë kohën dhe gjithë ditën. “Përjetoja trishtim, marrje fryme, aritmi zemre. Duke qenë mirë, thjesht të kapte pa arsye. Më pas dhe mendimet e mia ishim më të gabuara dhe të errëta. Ishte moment që nuk po e përballoja dhe thashë që do shkoj te një profesionist”, u shpreh ndër të tjera banorja e Big Brother Albania VIP 2.