“Nuk t’u mbyll bu***”, Mikela ngacmon Luizin pas komenteve të tij për syzet
12:07 - 25.12.2022

Dy prej banorëve që kanë qenë më dinamikë në natën e parë të Big Brother Albania VIP 2 janë Mikela dhe Luizi. Komentet e tyre karshi fjalëve të njëri-tjetrit kanë qenë të shpeshta, ndërsa ndanin të njëjtat ambiente.
Pasi Luizi komentoi për lentet e Teas dhe Mikela tha se ajo ka syze, të dy po qëndronin në sallon bashkë me Kejvinën.
Mikela: “Si nuk t’u mbyll bu***?”
Luizi: “Çfarë ka thënë?! A është fyerje kjo?! Nuk e kam fyer dhe nuk i kam thënë asgjë që kur ka hyrë. Shihe çfarë thotë”.