“Volla në mes të club-it, më kapi ankthi “, Tea tregon historinë e sikletshme: Të gjithë po më shihnin

Volla në mes të club-it, më kapi ankthi , Tea tregon historinë e sikletshme: Të gjithë po më shihnin

Tea ka ndarë me banorët e Big Brother një nga momentet e saj më të sikletshme në publik, pas famës që kishte marrë në Përputhen.

Ajo thotë se vuan nga ankthi dhe në një rast kur kishte dale më shoqërinë, ishte bërë vërtet keq.

“Futem aty tek zona VIP në club, e veshur të gjitha me të bardha edhe floku i bardhë , normal bija në sy, po më shihnin të gjithë kur po ecja. Aty më kapi ankthi, se unë vuaj nga ankthi. Mundohesha të qetësohesha, por isha në kat të dytë  dhe nuk po qetësohesha se nuk dilja dot nga turma e kështu që volla në tavolinë. “, tregoi ajo.