Armaldo “shpërthen” ndaj Kiarës: Luizi ka besim te ty, sot u zgjua i zhgënjyer
15:33 - 26.12.2022

Luizi është i vetmi, që aktualisht ka zgjedhur publikisht të ketë “armiq”. Banori i Big Brother Albania VIP 2, vazhdon të përmendë çfarë i ndodhi gjatë natës. Në anën tjetër Armaldo ka vendosur të jetë në krah të tij. Ai ka reaguar drejt Kiarës, të cilës iu shënua emri te krahu i Luizit.
Armaldo: “Sot në mëngjes Luizi u ngrit paksa i zhgënjyer nga ti”.
Kiara: “Nuk ishte ndonjë gjë që të preket në sedër”.
Armaldo: “Unë e di se e kam aq nuhatje dhe eksperiencë, që Luizi të vlerëson”.