“Janë legene”/ Luizi i tregon Oltës planin e hakmarrjes

Janë legene/ Luizi i tregon Oltës planin e hakmarrjes

Luizit i qëndron mendja vetëm te personat që i vizatuan në fytyrë, ndërkohë që po flinte. Ai i ka thënë hapur Oltës që nuk do e lejë me kaq, ndërsa paralajmëron nominim ndaj tyre.

Olta: “Çfarë ke?”

Luizi: “Më kanë bërë piktura në fytyrë, me laps sysh. Unë në gjumë”.

Olta: “Kur?”

Luizi: “Mbrëmë. Ishte e shkruajtur Kiara dhe më kishin bërë zemër në fytyrë. Imagjino. A bëhet në gjumë kjo?”

Olta: “Kurrë”.

Luizi: “Janë legene pra”.

Më pas Luizi i tregoi planin e tij për në vazhdim. “Nuk mund të eleminoj ‘prime’ tjetër. Nuk mundem 5 menjëherë”, tha Luizi i cili nuk i preferon më ato brenda shtëpisë më të famshme dhe po pret nominimet.