“Si më rrëmbyen diversantët”/ Historia karizmatike e Gentit

Si më rrëmbyen diversantët/ Historia karizmatike e Gentit

Gent Hazizi ka treguar në Big Brother Albania VIP 2 historinë e tij në vitin e parë të gjimnazit. Aktori tha se nuk ishte i dhënë pas shkollës dhe për këtë vëllai një ditë i kishte thënë që do e kontrollonte.

Ai e braktisti shkolllën dhe sajoi një histori pasi kishte përfunduar me vetdije në Mamurras, sikur ishte rrëmbyer.

Genti: “Ishte bërë nami në Tiranë. Më kthyen me një makinë që vinte për Tiranë. Babai im punonte diku në Ministrinë e Brendshme, por kishte dalë në pension. Shefi që kishim të lagjes i tha: Shoku Iza mos u shqetëso se këto ndodhin. Janë diversantët që mund ta kenë rrëmbyer djalin. Ishin vitet 85-86”.

Genti shtoi më pas se kur kishte shkuar në shtëpi, babai i tregoi vëllait historinë siç e kishte dëgjuar. Ai nuk e besoi, duke i thënë që është mashtrues por kishte avantazh që i ati e mbronte.