“E kuptoj që mund të ketë tension”, Zhaklina flet për Oltën
15:06 - 27.12.2022

Zhaklina tha se Oltën akoma nuk e ka njohur mjaftueshëm, për të debatuar në Big Brother. Ajo tregon se ka pasur gjithsej me të tre kontakte.
“E kuptoj që mund të ketë tension me mua, ndoshta sepse i dukem…”, tha Zhaklina teksa prekte fytyrën e saj. Ronaldo po ashtu vazhdoi të flasë për pjesën që Olta nuk është afruar te ata, ndërsa po qëndrojnë te kamperi.
Tea në anën tjetër, iu rekomandoi dyshes së kamperit, që këtë diskutim ta bëjnë pasi të bashkohen në ambientet e brendshme të shtëpisë me pjesën tjetër të banorëve.