“E di që ishte gabim”, aksidentoi dikë me makinë, Kejvina tregon ngjarjen e sikletshme

E di që ishte gabim, aksidentoi dikë me makinë, Kejvina tregon ngjarjen e sikletshme

Kejvina Kthella u ka treguar vajzave një nga historitë e saj kur ka bërë aksident me makinë, dhe fill pas ngjarjes ka qenë në kërkim pasi ia mbathi nga vendi i ngjarjes.

Kejvina: Unë kam ikur nga vendi ngjarjes njëherë, e di që është gabim, kërkoj shumë falje, isha person në kërkim për ca kohë. Se e dini mua kur më kap adrenalina, nuk ndaloj dot. Isha në makinë me dy shoqe , kot s’kisha punë fare, isha aty te  dalja e Farkës, po bëja si Shumaker, rruga ishte ngushtë , makina ime është edhe madhe  dhe e mori para këtë makinën e vogël, tip fiati.  Këta ishin çift ishin nisur dhe për spital të shkretët.

Ky burri ishtei  mirë, po ajo gruaja moo, si gratë. Edhe prit ne të vinte dikush, nuk po vinte. Ika unë pastaj , për Vlorë me shoqet, hëngrëm një darkë.