“Më ka bullizuar drejtori, mësuesi më ka gjuajtur”, rrëfehet Ronaldo
15:55 - 27.12.2022

Ronaldo ka rrëfyer në Big Brother Albania VIP 2 se bullizmin e ka ndjerë nga stafi i shkollës, kur ishte i vogël.
“Unë bëheshin spektakle, nuk shkoja me çunat që luanin futboll, ndiqja spektaklet. Erdhi drejtoresha dhe më tha ‘Çfarë do këtu, shko atje!’. Ka thënë gjëra të tjera që nuk i mbaj mend. Ma ka futur me shpullë”, tha Ronaldo ndërsa Tea dhe Zhaklina dëgjonin.
Ai shtoi se këto gjëra dukeshin normale asokohe, por që ndikojnë në të ardhmen e një fëmije.