Telenovela “Luiz-Kiara”/ Tea e nxit: Ajo të ka qejf, por nuk do ta bëjë para publikut…

Telenovela Luiz-Kiara/ Tea e nxit: Ajo të ka qejf, por nuk do ta bëjë para publikut...

Luizi e ka diskutuar edhe me Tean situatën e tij me Kiarën. Ai thotë se nuk shikon ndonjë shenjë nga ajo, sikundër shumë banorë të tjerë i thonë, por Tea mendon të kundërtën.

Luizi: Unë e kam pa, që kur të bëj batutë ajo qesh njësoj si me mua, si me të tjerët.

Tea: Jo more!

Luizi: Si jo moj.

Tea: Unë mendoj se ajo të ka qejf. Jepi kohë mbase s’do ta bëj para publikut.