Buxheti mbledh banorët, fillon bashkëpunimi brenda shtëpisë më të famshme

Buxheti mbledh banorët, fillon bashkëpunimi brenda shtëpisë më të famshme

Banorët po fillojnë të mendojnë seriozisht, në lidhje me mënyrën e organizimit të gjërave brenda shtëpisë. Zarfi i fundit është ai që u lexua në lidhje me buxhetin e fituar nga loja me paketimin e lodrave.

“Nisur nga performanca e provës javore, ju keni përfituar 30% të buxhetit. Në total keni 33600 lekë të reja, të vlefshme deri më 3 janar”, shkruhej në letrën e lexuar nga Amosi.

Banorët po vendosin tani për produktet që do përdorin, deri në emisionin e radhës më 3 janar.