“Besoj se ne jemi më të rrezikuarit”/ Dy banorë flasin për nominimet…

Besoj se ne jemi më të rrezikuarit/ Dy banorë flasin për nominimet...

Armaldo dhe Ariana ndodhen në nominim bashkë me Gentin, Efin dhe Mikelën. Të dy e shohin veten më të rrezikuar, ndërsa një prej tyre do të largohet nga shtëpia e Big Brother të martën.

Armaldo: “Besoj se ne të dy do jemi më të rrezikuarit”.

Ariana: “Po. Ca të bëjmë?!”

Armaldo: “Nuk është se të tjerët kanë bërë ndonjë gjë”.

Ariana: “Mendoj se populli jashtë do vlerësojnë si duhet. Ndoshta dhe e kanë parë vetë, kush ka kërkuar vëmendje që të ketë përfitim”.

Armaldo: “Unë dhe po dola dua të ndjehem mirë kur të dal. Megjithëse dhe koha është e shkurtër”.