“Në momentin që shohin Kiarën, ju vjen fytyra ime në mendje”, Luizi flet për nominimet…
17:41 - 29.12.2022

Luizi tregon se kushdo që nominon Kiarën, i kujtohet dhe Luizi. Kjo për shkak të afrimitetit që ato të dy kanë së bashku.
“Në momentin që nominojnë Kiarën, e di që u vjen fytyra ime në mendje. E dinë që do kenë dhe Luizin kundër. Dhe ja u them nuk e kam problem”, u shpreh Luizi.
Ndërsa dhe për Kejvinën tregon se po ashtu do t’i kërkojë llogari të tjerëve, nëse e nominojnë.