Genti “sulmon” Ronaldon: Ti di ta dredhësh mirë…

Ronaldo po dredhte cigare, ndërsa Genti gjeti momentin për ta ngacmuar në ambientet e jashtme të shtëpisë. I pranishëm ishte dhe Amosi, që u përfshi në bisedë.
Genti: “Do ma dredhësh dhe një mua?”
Ronaldo: “Nuk di për zotin”.
Genti: “Ti di ta dredhësh. E dredh mirë”.
Ronaldo: “Unë e dredh po ty nuk ta dredh”.
Genti: “Jo, është muhabeti dhe në cigare dhe… Je mjeshtër në të dredhme”.
Ronaldo: “Çfarë thua? Po tjetër çfarë di të dredh meqë më paske studiuar?”.
Genti: “Dredhja vjen nga fjala dredhi”.
Amosi: “Po përse e ngacmon tjetrin, lëre rehat. Jeto dhe lëri të jetojnë”.
Ronaldo: “Genti nuk është i qetë fare, nuk e di çfarë ka”.
Amosi: “Është i nominuar po ndaj”.
Ronaldo ruajti gjakftohtësinë, teksa e lidhi më pas gjithçka me qetësinë që Genti nuk ka sipas tij në këto ditë si i nominuar.