“Më zëvendësoi me Kejvinën”/ Mikela e mërzitur me Herionin
21:34 - 31.12.2022

Mikela i ka zbuluar Kristit arsyen përse nuk merr pjesë në spektaklin e banorëve në prag të ndërrimit të viteve. Gjithçka tregon se lidhet me Herionin që duhet të organizonte skaletën, dhe vendosi ta zëvendësojë në një rol me Kejvinën.
Mikela: “Dua të mbaj qëndrim me këtë gjënë që ndodhi”.
Kristi: ”Ça ndodhi, nuk kuptova gjë?”
Mikela: “Kisha ‘show’ për ta bërë me Herionin. Sot në mëngjes mora vesh që më ka zëvendësuar me Kejvinën. Kur i thashë pse, më ktheu përgjigje se atë e di vetë dhe të gjej diçka tjetër”.