Surpriza e “Vëllait të Madh”, banorët shohin njerëzit e zemrës dhe përloten

Surpriza e “Vëllait të Madh”, banorët shohin njerëzit e zemrës dhe përloten

Vëllai i Madh ka surprizuar banorët në ditën  e fundit të vitit 2022.

Të gjithë kanë parë të afërmit e zemrës përmes ekranit të madh. Me mesazhet e tyre, përveçse urojnë Vitin e Ri, u dhurojnë mbështetje konkurrentëve në këtë eksperiencë unike.

Nuk kanë munguar lotët për secilin banor, ndërsa ndjejnë mungesën e familjarëve. Big Brother Albania VIP 2 ka nisur më 24 dhjetor dhe çdo ditë bëhet e më interesant.