Kiara e mërzitur nga Tea, Olta i qëndron pranë
22:53 - 01.01.2023

Kiara nuk i ka pritur mirë pyetjet si është ndjerë, pasi është zgjedhur Tea dhe jo ajo nga Luizi, për ta stiluar gjatë ditës së sotme.
Gjithçka lidhet me sfidën që “Vëllait i Madh” u tregoi djemve të zgjidhnin nga një vajzë për ta stiluar. Dhe vetë Tea kërkoi nga Kiara të dijë si u ndje pasi Luizi zgjodhi atë.
“Jo më prek, por më bezdis. Ka filluar më bezdis. Edhe me Tean e kisha deri diku atë konfidencë se të thashë e kemi pirë kafen çdo pasdite. Thjesht i thashë jo me këto gjëra se më bezdisin”, iu shpreh Kiara te Olta.