“Buzëqeshja e saj”/ Luizi flet për Kiarën: Ja kur e kuptova që…

Buzëqeshja e saj/ Luizi flet për Kiarën: Ja kur e kuptova që...

Luizi i ka treguar Herionit për natën e parë të hyrjes në Big Brother Albania VIP 2, ku i ra në sy dhe Kiara. Ai kujton detaje të Kiarës, që fillojnë nga veshja, qëndrimi dhe përshëndetja e parë.

“Kur kam hyrë natën e parë. Sa kalova derën te dhoma e rrëfimit, ishin të gjitha rresht. Kur e pashë në cep, ishte në këmbë nuk mund të ulej se me minifund. Po rrinte në këmbë me taka të larta, dhe ishte bërë si kukull atë natë. Kur e pashë thashë: ‘Po kjo?!’. E përshëndeta: ‘Mirëmbrëma!’, ky ishte momenti që ia futa vetes”, tregoi Luizi.