Cigaret përçajnë banorët/ Luizi dhe Kristi debatojnë, Arbana: Do iu heq mikrofonat, shkoni në dhomë rrëfimi!

Cigaret përçajnë banorët/ Luizi dhe Kristi debatojnë, Arbana: Do iu heq mikrofonat, shkoni në dhomë rrëfimi!

Ndarja e buxhetit këtë javë ka shkaktuar debat me banorëve, të gjithë ata mbetën pa cigare, gjë që ka acaruar edhe më shumë disa prej tyre.

Vëllai i Madh më pas iu dha një provë që të vraponin rreth pishinës për të fituar sasinë e kërkuar të cigareve, por Luizi dhe Kristi nuk iu bashkuan sfidës. Kjo ka shkatuar edhe një përplasje të fortë mes tyre, sa që Arbanës iu desh ti vendoste të dy në dhomën e rrëfimit.

Arbana: Pse nuk u përfshive Luiz në sfidë te pishina?

Luizi: Isha kaq në hall sa nuk kishte ku shkonte, se këtu se pi njeri cigaren më shumë se unë. Kjo 5 cigare , kjo më vrau , thashë ta bëj njeriu veten për 5 cigare.

Arbana: Pra ishte rebelim ndaj Vëllait të Madh?

Luizi: Nëse do ishte urdhër unë do e bëja!

Kristi: Mua më duket absurde të vrapoj kur unë nuk pi cigare dhe këta që pinë nuk e bëjnë.

Kiara: Unë nuk kuptova vetëm një gjë, se ishte Kristi që tha nuk është mirë të vrapojmë për cigare, se në fillim ishin të gjithë dakord.

Luizi: Ti Krist the që unë nuk vrapoj për veset e të tjerëve.

Arbana: Të dy në dhomë të rrëfimit nuk po kuptohet asgjë.