Kejvina dhe Armaldo tregojnë “mangësitë” e banorëve
13:45 - 03.01.2023

Kejvina dhe Armaldo kanë ndarë disa mendime për banorët e tjerë të shtëpisë së Big Brother Albania VIP 2, ku problem shohin mënyrën e komunikimit.
Kejvina tregoi se në moment të caktuara nuk i kishte pëlqyer e folura e Gentit ndaj saj, ndërsa ishte matur për shkak të moshës më të madhe.
Bashkë ranë dakord për Mikelën, që e folura e saj nuk duhet të jetë me ton të lartë. Armaldo tregoi se është shembull përpara adoleshentëve dhe duhet të jetë më e përmbajtur.
Ato nuk kanë kursyer as Luizin, te i cili sërish problem është komunikimi sipas tyre.