“Nëse sulmon do sulmohesh”/ Zhaklina: Ja si e mora vendimin për të dalë nga shtëpia e Big Brother VIP

E ftuar sonte në studion e BB VIP 2, Zhaklina ka treguar se si e mori vendimin për tu larguar nga shtëpia.
Zhaklina Lekatari: Mendoj që përgjegjës është gjendja në të cilën u gjen Zhaklina por dhe sjellja e të tjerëve. Ka pasur sjellje që kanë treguar lincim, mungesë edukate, por kjo nuk ka ndodhur vetëm ndaj saj.
Arbri: Ka qenë një numër i madh banorësh që janë treguar pa etikë, e shoh të parsyeshme këtë gjë, se e kam vënë re dhe kur kanë qenë të qetë. Sa për Zhaklinën e kam parë të qetë. Sigurisht që shtëpia në fillim të jep vështirësi, por në fakt edhe Zhaklina, kur ndodhi ai moment kur ndodhi futja e Oltës në rulotë, ishte hakmarrje, pra duhet edhe të presësh pasi e bën një sulm. Nëse sulmon do sulmohesh.
Zhkalina: Unë prisja pak më shumë dashuri, por nëse do bëja diçka ndryshe, do ishte të mos harroja që kjo është lojë dhe të kisha më pak respekt për ta.
Arbana: Po ti dole e preferuara e publikut, kështu që ata do sulmonin!
Zhaklina: Kur mora vendimin për të dalë , ishte një ditë e mirë por pastaj jo më, se kuptova se duhet të bëhesha shumë e keqe, me batuta helmuese por nuk jam ajo. Ishte një dilemë e madhe për mua.