Përballja mes Oltës dhe Gentit: Ti më ke dëmtuar mua
16:19 - 03.01.2023

Genti dhe Olta janë përplasur sot me njëri-tjetrin, teksa kanë ndarë mendime të kundërta. Oltës nuk i ka pëlqyer që quhet stratege nga Genti. Ky i fundit mendon se ajo po ndikon për keq, gjatë kohës që është në nominim duke influencuar për keq.
Genti: “Fakti që po e vazhdon, po më dëmton”.
Olta: “Dhe ti më dëmtove”.
Genti: “Jam i stresuar, ti vazhdon”.
Olta: “Stresin tënd mbaje se dhe unë kam stres”.
Më pas Genti i kërkoi që të mos e vazhdojë të njëjtën temë, ndërsa ai ushqehet.
Genti: “Ki pak respekt”.
Olta: “Respekt për kë?”
Genti: “Për mua”.
Olta: “Që sot nuk ka më. Të kam toleruar. Do që ta lë si muhabet, mos hajde fare këtu”.
Genti: “Si të mos vi? Se më detyron ti mos me ardh?!”