‘Mikela po më penalizon’/ Efi kërkon ndarjen nga shoqja e ngushtë: Nuk e kontrolloj dot!
00:08 - 04.01.2023

Efi ka kërkuar që të ndahet si konkurrente veçmas nga Mikela, edhe pse ato hynë si një e vetme. Efi i ka thënë vëllit të madh se Mikela po i penalizon lojën.
Në një bisedë të dyja në dhomën e rrëfimit, ato kanë shprehur pakënaqësitë ndaj njëra tjetrës, deri në të bërtitura.
Efi: Më mirë të mbaj përgjegjësi për veprimet e mia, se nuk e kontrolloj dot!
Mikela: Që në momentin e parë që na u tha të hymë bashkë isha kundër, por thashë do jemi më të fuqishme. Është thikë me dy presa. Unë gjithësesi jam e lumtur që e kam këtu.
Arbana: Mikela do e vendosësh ti ama nëse do ndaheni!