“Mendova se e kishte strategji”/Kiara dhe Luizi sqarojnë marrëdhënien. Zhaklina dhe Arbri komentojnë situatën
Luizi që në fillim të show-t ka treguar se ka një pëlqim ndaj Kiarës, por sonte në spektakël Arbana i pyeti të dy për të sqaruar marrëdhënien mes tyre.
Arbana: Si po ndiheni ju të dy?
Kiara: Mirë ka momente të mira, ka momente kur jemi të mendueshëm ,se ndryshe është këtu dhe ndryshe interpretohet nga jashtë.
Arbana: A ke ndjenja ndaj Kiarës?
Luiz: Ndjenja që ka, ka. Dicka ka, se e kuptoj kur bëhem me nerva që prapë nuk mbaj dot inat!
Kiara:Mendova se kjo është stretegji i ketij në fillim , por me kalimin e kohës, kam filluar ta besoj deri diku nga shikimi. Se këtë e tradhtojnë sytë.
Arbana: Kjo të pëlqen apo jo ?
Kiara: Arbana sigurisht që kjo është lojë dhe kemi hyrë vetëm. Por sigurisht që po të thoja që s’më bëhet qejfi do ishte gënjeshtër se Luizi po ma bën ëtë eksperiencë edhe më të bukur.Unë me Luzin kam krijuar një mur, por këtë e bëj dhe jashtë se dua kohë ta njoh dikë.
Luiz: Në fillim nuk prisja që të më hidhej në krahë, normalisht që do bënte të vështirë, por më pas e kuptova se ajo ka natyrën e vetë , rregullat e saj dhe për këtë jam i lumtur.
Arbri: I kam parë, uroj të ketë një gjë të bukur dhe të pastë, se kam parë që dhe Kiara do kohën , problemi është kjo hedhja te krevati, se këta nuk janë të lidhur, nuk e kuptoj dot këtë si shaka, se ky është program që shihet nga fëmijët.
Luizi: Te krevati, nuk u hodha për keq.
Zhaklina: Ajo që mendoj unë ndahet në dy stade: parimori i pari se vendi ynë vuan shumë nga dhuna, kështu që ju jeni modelet e momentin, mos i normalizoni këto situata, se nuk janë. Pra sa herë angazhohemi në marrëdhënie, duhet të marrim leje, dhe kjo vlen për të gjithë ju. Kërko nga Luizi, Kiara respekt jo vëmendje!
Kiara: Inë kam këtë natyrën që nuk dua t’ia prish njeriu, këtë e kam diskutuar me Luizin , ne rrimë shumë me njëri-tjetrin, por nuk kemi asgjë.
Zhaklina: Vendos kufijt e tu, dhe mos mendo se je e keqe!