Askush nuk flet! Banorët presin me heshtje Luizin!
22:02 - 10.01.2023
Banorët nuk i kanë thënë asnjë fjalë Luizit pasi doli nga dhoma e rrëfimit. Të gjithë ata mbetën të shokuar nga rrëfimi i tij.
Kejvina: Kjo është e tmerrshme, a di që ka shumë njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje, nuk mund të luhet me këtë gjë!
Arbana: Nuk është një situatë e zakontë e dimë, por qetësohuni. Pas këtij rrëfimi Luizit i janë bërë teste të tjera që i kanë dalë mirë. Unë i kërkova Luizit që të dalë nga ky moment dhe të shkojë në spital dhe të bëjë testet që do, për tu siguruar ai , publiku dhe ju.
Kejvina: Ai nuk mund të vazhdojë, ai nuk mund të arrijë në këtë pikë për lojë.
Arbana: Ai mban përgjegjësi vetë, është mënyra e tij se si ka zgjedhur të luajë.