‘Luizi!!‘/ Banorët të gjithë kundër tij, por publiku e shpëtoi të parin! Olta: Je bërë si klloun!
23:14 - 14.01.2023

Të gjithë banorët dhanë emrin e Luizit si personi që duhet të lërë shtëpinë , por Arbana tha se ai është i pari që i shpëtoi eleminimit të sotëm.
Qëndrimi i tij në shtëpi shënoi dhe debatin e parë mes tij dhe Oltës.
Olta : Je bërë si klloun, të mban publiku që ti argëtosh !
Luizi: Sa hap gojën ti ndërrojnë stacion, ti ruhu tani!
Olta: Ti s’ke kapacitet te më dalësh përballë! E di mirë më kë po flet!