‘Luizi do digjet prapë’/ Bjordi dhe Amos komentojnë debatin e ‘Prime’
09:35 - 15.01.2023
Teksa të gjithë banorët po shijonin performancën e Capital T, Amos dhe Bjordi u distancuan për të komentuar disa nga situatat që ndodhën gjatë spektaklit.
Një prej të cilave, ishte edhe sjellja e Luizit kundrejt Teas dhe Kejvinës, çka shkaktoi shumë debat mes tyre dhe thuajse ishte kryefjala e prime mbrëmjen e kaluar.
Gjatë bisedës me Amosin në oborr, Bjordi tha se me këtë sjellje Luizi do të djegë veten e tij, dhe se po tregon që është personalitet pa logjikë.