Luizi-Ronaldos/ “U shkëpute sa e pe që anija ishte duke u mbytur”
10:59 - 15.01.2023

Gjatë javës Luizi u shpreh se nëse nuk eliminohet këtë javë, do marrë hak ndaj banorëve, për të gjitha sulmet kundër tij.
Pas përfundimit të spektaklit, ai i tha Ronaldos se sapo pa që ‘anija po mbytet’, u shkëput për të mos u fundosur edhe ai.
Ai pati edhe një debat me Efin, ku kjo e fundit kaloi në ofendime, duke i thënë se është njeri pa karakter dhe se përballë tij nuk ndien konkurencë.
‘Nëse e fiton një njeri si ti Big Brother-in, unë heq dorë’ u shpreh Efi.