‘Nuk e kuptoj sesi Luizi mund të jetë pa atë gjënë’/ Bjordi bisedon me Amos
10:04 - 15.01.2023

Bjordi dhe Amos duket se kanë krijuar aleancë brenda shtëpisë, duke i dalë kështu kundër Luizit.
Dy banorët kanë biseduar gjërë e gjatë në oborr për komentet e Luizit ndaj vajzave, gjë që shkaktoi debat të nxehtë në ‘Prime’ mes tij, Kejvinës dhe Teas.
Amos tha se personat që votojnë Luizin, nuk jetojnë me atë njeri, prandaj e votojnë. Ndërsa Bjordi tha se faji deri diku është i tyre, pasi nuk e përcjellin në ekran, toksicitetin e Luizit.
Ai shtoi se nuk e kupton sesi Luizi, mund të jetë pa ‘atë gjënë’.