‘Ke 3 ditë që më urren pa arsye’/ Dea sqarohet me Amosin

'Ke 3 ditë që më urren pa arsye'/ Dea sqarohet me Amosin

Amos dhe Dea u sqaruan sot në kuzhinë, pas reagimit të Amosit se ajo po e trajton atë si të ishte shërbëtor.

Dea i tha Amosit se ka dy apo tre ditë që e urren atë pa asnjë arsye, vetëm prej situatës së valixhes.

Amos: Ti vuan pak nga amnezia?

Dea: Jo, por duhet të vuaj, për ta përballuar të gjithë këtë. Më fole shumë keq.

Amos: Më trajtove shumë keq…

Diskutimi vjen një ditë pasi Amos, i tha Deas se në disa situata i ka folur atij në mënyrë urdhëruese.

Për t’ja shpjeguar më mirë këtë situatë, ai mori si shembull, një moment në dhomën e gjumit, ku Dea i kërkoi atij t’i mbyllte pak valixhen.