‘Kështu dua të ju shikoj gjithmonë’/ Armaldo për Luizin dhe Kiarën

‘Kështu dua të ju shikoj gjithmonë’/ Armaldo për Luizin dhe Kiarën

Armaldo i tha Luizit dhe Kiarës se asnjëherë nuk do t’i nominojë ata të dy, pasi nuk dëshiron që të dalin ‘kokë më kokë’ në nominim.

Luizi i tha Armaldo se nëse do t’i jepet rasti të hapë ‘Kutinë e Pandorës’, dhe të zgjidhte të shpëtonte një banor, mes tij dhe Kiarës, të zgjidhte Kiarën.

 ‘Maestro’ u shpreh se nëse vjen ky moment, ai e di vetë se si do veprojë, pa lënë të kuptuar se cilin prej tyre do të shpëtonte.

Duke bërë batuta me të dy, Armaldo i tha Kiarës dhe Luizit se ka dëshirë t’i shikojë gjithmonë të qeshur.