“Më ndyhet imazhi nëse merrem me Kejvinën”/ Shpërthen në lot Kiara, nuk dua të bie në atë nivel
21:20 - 16.01.2023
Kiara Tito nuk po e përballon edhe aq mirë presionin brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
Ndonëse banorët ngacmohen gjithë kohën dhe mes tyre me raste ka edhe ofendime, Kiara mendon se me këtë situatë po i prishet imazhi.
Ajo shpërtheu në lot në dhomën e gjumit dhe tha se nuk don të merret fare me Kejvinën, pasi i ndyhet imazhi dhe nuk mund ta ulë veten në atë nivel, sa të dalë nga vetja.
Ky reagim i Kiarës vjen pasi kjo e fundit, i doli në krah Luizit në momentin që Kejvina i dha një shuplakë.