Olta nuk është xheloze, e bën për të më ‘dobësuar’ mua/ Luizi flet me Kiarën
17:49 - 16.01.2023

Luizi thotë se strategjia e Oltës për të ‘sulmuar’ Kiarën, është që të dobësojë në një farë mënyrë atë, apo që ta largojë Kiarën prej tij, pasi në këtë mënyrë mund të mendojë se Luizi është kot, ose thënë ndryshe, nuk di të luaj.
Sipas Luizit, kjo mund të jetë mënyra e vetme pse Olta sillet ashtu, duke përjashtuar xhelozinë si mundësi, pasi Olta është e martuar dhe ka familjen e saj.
Kiara nga ana tjetër i tha Luizit, se nuk po qëndron pranë tij, as për të dhe as për Oltën, dhe se ajo e di vetë sesi sillet në shtëpi.
Kjo e fundit tha se më në fund Olta po i kushton vëmendje, pasi në bisedat e mëparshme nuk e dëgjonte deri në fund.