‘Plas’ sherri mes Kiarës dhe Oltës/ ‘Në vend që të urosh, thua…’

Kiara dhe Olta debatuan ashpër në oborr pasditen e sotme. Sherri i tyre lindi për shkak të një reagimi pa lidhje të Oltës, thotë Kiara, për ditëlindjen e tezes së saj.

Kiara tha se edhe pse ajo i ka thënë miliona herë që e ka xhan, Olta bën sikur nuk e dëgjon.

Olta u shpreh se me të gjitha situatat që kanë ndodhur në shtëpi, Kiara i ka thënë se i ka vënë vizën Luizit. Edhe pse e ka thënë këtë gjë tha Olta, del sot dhe uron tezen me Luizin.

Kjo situatë nuk i pëlqeu Kiarës dhe i tha Oltës se i foli me ironi, duke i thënë ‘ja po e uron me këtë pa lidhje’.