‘”Sa shpejt e fiton Luizi terrenin te ti”/ Olta-Kiarës

<strong>‘Sa shpejt e fiton Luizi terrenin te ti/ Olta-Kiarës</strong>

Në ditët e para të qëndrimit të tyre në shtëpinë e Big Brother Vip 2, Olta dhe Kiara krijuan një ‘miqësi’ të mirë. Por, ditët e fundit, Olta shpesh herë ka biseduar me banorët e tjerë për Kiarën, rreth sjelljes së saj.

Sot, të dyja vajzat folën me tone të larta. Ka qenë Olta ajo, që shprehu pakënaqësi për sjelljen e Kiarës, me argumentin se po sillet mirë me Luizin, ndërkohë që pak ditë më parë tha se i kishte vënë vizën atij.

Pas ‘përplasjes’ në oborr, Olta nuk rezistoi dot të hidhte sërish ‘kunja’, kur pa Kiarën dhe Luizin bashkë në kuzhinë.