Marrëdhënia e tyre nuk do të zgjasë/ Si e komentojnë opinionistët raportin Dea-Amos
22:53 - 17.01.2023
Raporti i krijuar mes Deas dhe Amos u komentua edhe nga opinionistët Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari.
Lekatari mendon se marrëdhenia mes Deas dhe Amosit nuk do të zgjasë për shumë gjatë. Arbër mendon se i sheh të afërt dhe se i pëlqen mënyra se si ata komunikojnë me njëri tjetrin.
Ai shtoi se Amos dhe Dea kanë të gjithë kohën e botës për tu njohur apo për të forcuar këtë marrëdhënie.
Edhe të eliminuarit e komentuan raportin e dyshes. Genti tha se i sheh më të sofistikuar si ‘çift’, ndryshe nga Luizi që është më i drejtëpërdrejtë me Kiarën.
Zhaklina Gjolla tha se Dea do t’i afrohet e para Amosit. Ndërsa Mikela nga ana tjetër, tha se të dy do e shryfëzojnë këtë mundësi, për të bërë show.