“E ke ëndërr të bëhesh si unë”/ Luizi bisedon me Oltën
16:13 - 18.01.2023

Diskutimet për spektaklin e mbrëmjes së kaluar, kanë vijuar edhe mëngjesin e sotëm.
Olta kishte ende ‘rezerva’ për debatet që u konsumuan në ‘Prime’, për këtë arsye e rihapi edhe njëherë temën në oborr me Luizin. Olta i tha Luizit që ta harrojë se ajo do të bëjë ndonjëherë luftë për të marrë fjalën, apo për të folur.
Sipas saj, ai, Kiara, Efi dhe Ronaldo nuk e lanë atë të fliste as edhe një sekond gjatë spektaklit dhe se sa herë i vinte rradha për të folur, ata i ndërprisnin fjalën.
Olta: Kaq frikë më keni mo? Kaq frikë keni që jeni mbledh të katërt?
Luizi: Ta kam thënë edhe një herë tjetër, ti e ke ëndërr të bëhesh Luizi.
Olta: Jemi në ditën e 24 o Luiz, ku të çon mushka?
Luizi: Tre i përcolle, njërën po e bën gati…